E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashi, QSUT do të ofrojë vetëm shërbime terciare

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza synon që në këto spitale të jepen vetëm shërbime që i takojnë QSUT-së. Për këtë drejtori Ilir Dashi u ka kërkuar institucioneve që të fuqizojnë parësorin dhe dytësorin. Gjithashtu, duhet fuqizuar edhe menaxhimi i brendshëm i spitaleve terciare. Kreu i spitaleve të Tiranës ka përcaktuar edhe objektivat, ku parësor qëndron respektimi rigoroz i sistemit të referimit, modernizim e kontroll mbi sistemin e konsultave si dhe modernizim e kontroll mbi sistemin e urgjencave. Po kështu, drejtori Dashi deklaroi gjithashtu se do të ketë rishikim të shpërblimeve të stafit mjekësor. Ai tha: Do të ketë rishikim të nivelit të pagave në përshtatje me statusin e QSUT-së, do të ketë përmirësim të nivelit të pagave për drejtuesit e shërbimeve, si bazë do të shërbejnë sistemi performancë, si kriter i vlerësimit dhe ratings. Kështu, QSUT-ja do të jetë në gjendje të maksimalizojë gjenerimin e të ardhurave të veta nëpërmjet shfrytëzimit të të gjitha potencialeve që ofron tregu i lirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›