E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dashi: QSUT mbyll një vit me momente historike

Kreu i qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza", Ilir Dashi i ftuar në "Ora News" tha se janë marrë të gjitha masat që mjekët të jenë në gatishmëri në natën e ndërrimit të viteve, nëpëmjet një grafiku të hartuar prje ditesh. "Spitali do jetë në gatishmëri të plotë sa i përket stafit si për pacientët e shtruar edhe për rastet urgjente", shtoi ai.
Dashi vlerësoi se viti që u mbyll për QSUT-në ka shënuar momente historike.
"Këtë vit u ekspertua transplanti i veshkës, që është përcaktuar si plan në vazhdimësi për 2010 që të ketë së paku 1 në muaj. Po ashtu arritje ka qenë ëdhe përballimi i gripit të derrit si dhe përfundimi i spitalit të ri që tashmë do ketë edhe pajisje të reja", argumentoi ai. Kreu i QSUT-së theksoi gjithashtu se objektivi për 2010-ën mbetet përmirësimi i mjedisit dhe ana funksionale në spitale.
Lidhur me të prekurit nga A/H1N1 që ndodhen në QSUT , Dashi tha se në repartin special të trajtimit intensiv për këta pancientë ka pasur përkujdesje maksimale. "Numri i personave në gjendje të rendë", theksoi ai," është shumë i pakët".
Dashi pohoi se me ardhjen e emigrantëve, QSUT është përgatitur që të përballojë flukse më të mëdha të të prekurve nga gripi i derrit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›