E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashnor Dervishi Emigranteaplikoni per pasaporten

Ambasadori shqiptar ne Athine Dashnor Dervishi garanton te gjithe emigrantet se aplikimet per pasaporta biometrike dhe karta identiteti do te vazhdojne edhe pas 31 marsit 2012. Sqarimi u be pas disa thashethemeve ne radhet e emigranteve per nderprerjen e tyre duke shkaktuar edhe dyndje ne sportelin e ambasades ne Athine

Zoti Dervishi si shkon pajisja e qytetareve me pasaporta e karta identiteti Mund te kemi disa shifra sesa jane aplikimet deri tani
Puna deri tani ka ecur pa probleme dhe incidente. Nga statistikat qe kemi deri me sot kane aplikuar per pasaportat biometrike 26 235 emigrante. Ndersa 22 350 kane aplikuar per karten e identitetit.

Si dhe pse jane thjeshtezuar procedurat
Nuk ka ndonje gje te fshehte ne punen tone. Por per ti ardhur ne ndihme emigranteve kemi marre disa masa.

Per shembull
Po ja kemi vendosur mekanizma vetpagues ku emigrantet e marrin kuponin e pageses vete dhe ne kohe shume te shpejte. Ne kete menyre eleminojme radhet per pagesat e kuponeve. Gjithashtu kemi eleminuar listat dhe shkresat qe kane te bejne me radhet duke eleminuar keshtu sekseret e ndryshem dhe mashtruesit. Kemi rritur personelin me qellim qe te rrisim shpejtesine e sherbimit.

Zoti Dervishi qarkullojne fjale nder emigrantet se deri ne fund te marsit do te kete aplikime. A eshte e vertete
Aplikimi per pasaporten biometrike dhe per karten e identitetit do te vazhdoje edhe pas 31 marsit 2012. Nuk e di kush e ka nxjerre kete lajm por ai eshte i genjeshtert. Opinioni emigrant duhet te dije se ne 31 mars skadon afati per perdorimin e pasaportes se vjeter dhe kjo date nuk ka lidhje me aplikimet te cilat do te vazhdojne normalisht derisa emigranti i fundit te kete aplikuar. aq/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›