E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashuria nën çadër e Olta Xhaçkës

Greva e urisë dhe protestat e opozitës së asaj kohe, së paku, kanë shërbyer për lindjen e një historie dashurie e cila, sot është kurorëzuar me martesë. E kemi fjalën për deputeten e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka që tashmë pret edhe fëmijën e saj të parë nga martesa me Artan Gaçin.

Në një intervistë, Olta ka rrëfyer se forcimi i lidhjes së saj me zotërinë të cilin sot e ka bashkëshort, ndodhi pikërisht gjatë grevës së urisë dhe protestave të organizuara nga opozita.

“ Nuk kanë qenë as batutat e as shkëmbimet e shpenguara që na kanë bërë t’i biem në sy njëri-tjetrit . Ka qenë një miqësi e fortë e lidhur në ditët e vështira të grevës së urisë e protestave të shumta të opozitës në atë kohë mes përpjekjesh pa fund për të vendosur drejtësi. Mes sakrificash besoj njerëzit duken më qartë për atë që janë”- rrëfen Olta.

Ne, për hir të së vërtetës nuk na kishte shkuar mendja se greva e urisë nën çadër, mund të kishte edhe një anë tjetër kaq romantike. E meqë na u dha rasti, i urojmë jetë të lumtur çiftit nën çadrën e dashurisë, këtë herë!

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Mozzik publikon momentin e ëmbël me të birin, gjesti i reperit tërheq vëmendjen

Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve, këtë herë në fokus kozmetika

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›