E Shtunë, 31 Tetor 2026

Data e zgjedhjeve Nishani nis konsultimet

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nisi të hënën procesin e konsultimeve për datën e zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në vend në 2013.

Fillimisht Presidenti u takua me kreun e grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, për të vijuar më pas një takim me kreun e grupit socialist Gramoz Ruçi.

Në mesditë është planifikuar takimi me kreun e grupit të LSI-së, Lefter Koka dhe pas tij do të presë kreun republikan Fatmir Mediu.

Dy takimet e fundit janë ai me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule dhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›