E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Davies, nga kampi i refugjatëve te goli në Botëror: histori e

Alphonso Davies ka kurorëzuar ëndrrën e tij. “Një fëmijë i lindur në një kamp refugjatësh nuk do të mund t’ia dilte dhe përkundrazi të luante në Kupën e Botës. Askush nuk mund t’ju thotë se ëndrrat tuaja janë të pamundura”, shkroi lojtari i Bayer para se të niste aventurën e tij në Katar. Në ndeshjen kundër Kroacisë, mbrojtësi i krahut shënoi golin më të shpejtë të Botërorit, dhe të parin historik për kombëtaren kanadeze në Kupën e Botës.

Davies lindi më 2 nëntor 2000 në kampin e refugjatëve Buduburam, Gana. Prindërit e tij po iknin nga lufta civile në Liberi. Në moshën pesë vjeçare, ai largohet nga kampi i refugjatëve ku u rrit dhe mbërrin në Kanada. Këtu nis aventura e tij si futbollist. Pasi filloi karrierën e tij profesioniste në Kanada në moshën 15-vjeçare, Bayern e evidentoi dhe e solli në Evropë në moshën 19-vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›