De Biazi i dëshiron Bashën dhe Ramën!

Trajneri i Kombetares Shqiptare eshte shprehur se i kerkon dy lojtaret kosovare, Migjen Basha dhe Valdet Rama, t’i kete ne ndeshjen zyrtare te 22 marsit, por deri tani kuqezinjte nuk kane siguruar dokumentacionin e asnjerit prej tyre.
Migjen Basha aktivizohet me Torinon ne Seria A, kurse Valdet Rama me Valladolid ne Spanje. Per ty lojtaret jane duke u kryer procedurat qe te pajisen me pasaporte shqiptare dhe te plotesojne dokumentacionin ne FIFA, qe te lejohen te luajne me Shqiperine. Me problematik vazhdon te mbetet Basha, duke qene se ka luajtur me pare me shpresat e Zvicres, ndersa Rama thirret per here te pare ne rang kombetareje, nga Shqiperia. – “Nuk ka asnje konfirmim por presim lajme te mira dhe jemi duke bere perpjekje qe t’i kemi te dy lojtaret ne kombëtare, duke filluar me ndeshjen ndaj Norvegjise,” – eshte shprehur trajneri Xhani De Biazi.
Migjen Basha para dy viteve ka shprehur deshiren qe ta veshe fanellen kuqezi, por FIFA ia kishte mohuar kete pasi ne kohen kur ka luajtur me ekipin U-21 te Zvicres nuk ka pasur shtetesi shqiptare. Edhe sulmuesi i Grojther Furthit Ilir Azemi eshte ne planet e De Biazit, per ndeshjet e ardhshme.
Kombetarja Shqiptare me sherbimet e tre lojtare te tjere qe kerkon t’i kete ne te ardhmen, do te shtoje numrat dhe madje do te dominohet nga pjesa qe vijne prej trojeve kosovare. Aktualisht lojtaret me origjine nga Kosova kane nje dominim te lehte karshi atyre qe i perkasin trojeve brenda territorit shqiptar. Samir Ujkani, Etrit Berisha, Mergim Mavraj, Debatik Curri, Lorik Cana, Alban Meha, Burim Kukeli janë preferuar titullar në katër ndeshjet e kaluara zyrtare, Brazil 2014. Edhe Armend Dallku dhe Ahmed Januzi kane qenë pjesë e kuqezinjve ne ndeshjet e vitit te kaluar, nen drejtimin e De Biazit. /indeksonline/