De Jong, tek Junajtid me Ten Hag

Aventura e Frenki De Jong tek Barcelona tashmë do të mund të ketë mbërritur në fund pas tre vitesh nga ardhja e tij prej Ajaksit. E përditshmja katalanase Sport tregon se si holandezi do të ketë pranuar propozimin e shitjes nga ana e klubit blaugran.
Barcelona është duke diskutuar me Mançester Junajted, ndërsa mesfushori duket i destinuar për të luajtur në skuadrën së cilës i është besuar njohjes së tij të vjetër, mentorit Erik Ten Hag, i cili e prodhoi si lojtar dhe e bëri të fuqishëm tek Ajaksi. Barcelona, sipas gazetës, tani kërkon që të rekuperojë 80 milion euro të shpenzuara për lojtarin, edhe pse nuk do të jetë e lehtë.