De Jong, zbuluesi i talenteve ne superlige
Stafi teknik i perfaqesueses shqiptare ka nisur punen me evidentimin e lojtareve ne kampionatet ku aktivizohen. Pjese e ketij plani eshte edhe vizita e zv/trajnerit te ekipit kombetar, De Jong ne Tirane me 2 shkurt. Trajneri holandez do te vezhgoje nga afer disa ndeshje te kampionatit kombetar, ku aktivizohen lojtare kandidate per skuadren Kombetare. De Jong do te qendroje ne Shqiperi deri me 11 shkurt, duke pasur mundesine per te vezhguar nga afer edhe stervitjet e skuadrave te kampionatit dhe per te diskutuar me vete trajneret perkates.