De Laurentis: Dua 100 mln dëmshpërblim për trajtimin ndaj Higuainit
Gazetarët dhe tifozët ironizojnë kërkesën e çuditshme e Presidentit të Napolit
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis njihet për deklaratat e tij të bujshme, por këtë herë duket se ka kaluar në kufijtë e groteskut. Ai ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij për nivelin e dobët të mjekësisë së treguar pas dëmtimit të sulmuesit të tij Gonzalo Higuain, duke akuzuar mjekët e krahinës së Kaprit se nuk dinë të mjekojnë, dhe se ai do ti kërkojë kësaj krahine 100 milion euro dëmshpërblim!
Deklarata
Unë se kam takuar akoma Gonzalon, por ne do të hedhim në gjyq krahinën e Kaprit, sepse jam lodhur me faktin që nuk kemi qendra mjekësore të nivelit të mirë. Do të kërkojmë të na jepen 100 mln euro dëme dhe pastaj do tia shpërndajmë atyre që kanë nevojë, tha numri një i klubit që akuzon presidentin e krahinës si edhe kryebashkiakun e Kaprit. Nuk ka mundësi që një vend si Kapri nuk është i pajisur për të ndihmuar një person i cili dëmtohet në ujë. Jam shumë i inatosur dhe jam i vendosur që të kërkoj dëmshpërblim. Pas të tilla akuzive i menjëhershëm ka qenë edhe përgjigja e kryebashkiakut. De Laurentis mund ta ma kishte kursyer këtë dalje në publik. Edhe pse punuan në kushte shumë të vështira, mjekët e mjekuan në mënyrë perfekte lojtarin, duke marrë falënderimet si të argjentinasit, ashtu edhe të miqve të tij, që ishin bashkë me të. I them De Laurentisit që ne punën tonë dimë ta bëjmë. Por edhe gazetarë të njohur në Itali e kanë ironizuar shumë deklaratën e Presidentit të Napolit, për të mos folur më pas për tifozët e ekipeve kundërshtare të Napolit, që e mbushën dje Facebook-un me tallje për De Laurentis.
Zuniga
Një nga futbollistët, e ardhmja e të cilit është ende e papërcaktuar është Kamilo Zuniga. Lojtari kërkohet me ngulm nga Juvja, por edhe të kaltrit nuk duan ta lënë të ikë. Presidenti flet për të ardhmen e tij. Unë i kam ofruar atij gati 40% më shumë se sa ka ofruar Juventusi. Tani i takon tij që të vendosë. Por ka kërcyer me tifozët napolitanë duke bërtitur, kush nuk kërcen është bardhezi. Nuk mendoj se do të jetë diçka e mirë për të të tradhtojë besimin tifozëve.