E Diel, 1 Nëntor 2026

Debat Arber-Liam Diskutim per jeten e nates-Arber Te rinjte duhet te kene perparesi te tjera gjera

Banoret futen te gjithe ne dhomen e gjumit dhe fillojne te bisedojne aty. Ermali debaton me Erionin per lojen dhe ne debatin e tyre perfshihen duke komentuar edhe banore te tjere. Megjithate debati i mirefillte fillon disa minuta me vone por ndermjet Liamit dhe Arbrit. Liami vesh bluzen qe Ambasadori i Be-se u beri dhurate banoreve te shtunen e kaluar gjate ekzekutimit te proves. Liami thote se ai e veshi bluzen per te dhene nje mesazh per rinine shqiptare dhe arbri i cili nuk e vesh bluzen ia kthen jo per ti dhene mesazh rinise evropiane.

Erioni qesh ndersa Liami e merr si tendencioze sepse ai jeton ne Gjermani dhe i thote arbrit qe gjerat te mos ia thote me tendence dhe se ai eshte pjese e rinise shqiptare. Keshtu te dy fillojne te debatojne duke akuzuar njeri-tjetrin per tendence. Arbri akuzon Liamin se ai e hodhi ate kunj vetem per te pasi ai nuk e ka veshur bluzen dhe se kete ai nuk e ben jo per tendence por sepse nuk i pelqen se si i rri ne trup ajo bluze. Liam i thote Arbrit sa di une per Evropen nuk me tregon dot ti dhe Arber ia kthen po normal ne jemi te vegjel e ke jetuar ti e di ti jeten e nates. Une i di te gjitha thote me pas Liami.

Ne debat e siper Arbri shprehet mua sme pelqen jeta e nates se eshte shume shfrenuese per mua rendesi kane me shume librat shkolla. Ne kete moment nderhyn Gerta dhe i kundervihet Arbrit duke i thene se ai nuk ka pse te thote nje gje te tille pasi jete nate ben edhe Erioni i cili ka punuar barist ne klabe nate. Franceska nderhyn per te mbrojtur Arbrin dhe thote se ai nuk tha asnje qe njerezit te mos bejne apo te bejne jete nate por thjesht dha mendimin e tij se jeta e nates nuk i pelqen. Arber fillon te sqaroje Gerten duke i thene se te gjithe njerezit e mencur thone se te rinjte duhet te kene te tjera gjera si perparesi sic eshte shkolla teatri filmi kinemaja etj dhe jo jeten e nates.

Ne kete menyre debati qe nisi mes Arbrit dhe Liamit ben qe te gjithe banoret te perfshihen ne nje diskutim te zjarrte. Arbri thote se ne Shqiperi te rinjte bejne shume jete nate dhe se nuk ka shume kontroll mbi konsumin e alkoolit edhe nga individet qe kane nje moshe qe u ndalohet me ligj. Franceska mbron Arbrin dhe Ermali po ashtu ndersa Gerta debaton me Arbrin dhe e kundershton bashke me Liamin duke i thene arbrit se ai vete ka thene se frekuenton jeten e nates. Arbri thote se ai ne shumicen e rasteve e ka bere kete gje per te punuar qe te nxjerre disa te ardhura e me pas ti perdore per studimet e tij. Keshtu per nje kohe te gjate vazhdojne te diskutojne per kete gje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›