E Diel, 1 Nëntor 2026

Debat mes Franceskes dhe Erit Franci Me behet qejfi qe u zgjove nga gjumi dimeror

Banoret ne kendin e proves po merziten ndersa jane ne pritje te marrjes se nje veze nga secila pule. Gentiana propozon qe te largohen vajzat dhe te rrine djemte duke pritur vezen. Dritani nuk eshte dakord ndersa Ermali dhe banoret e tjere u japin leje vajzave qe te largohen. Franceska nuk pranon pasi ka frike nga ndonje penalizim qe mund ti beje Vellai i Madh.

Erioni u kerkon vajzave qe te rrine dhe ta marrin proven seriozisht pasi mund te penalizohen edhe te tjeret. Franceska nervozohet nga keshillat e tij dhe i thote se pavaresisht pakenaqesise dhe lodhjes ajo po i reziston proves. Franceska thote se nese ai qe fiton proven arrin te marre vetem gjashte muaj veze falas atehere nuk ia vlen qendrimi zgjuar ne pritje te nje veze. Erioni i tregon se ai dhe te gjithe te tjeret po mundohen dhe po presin qe tia dalin deri ne fund me proven por Franceska mendon se ai kete gje e ben vetem per tu dukur te te tjeret qe eshte i afte ta perballoje dhe se per kete eshte duke e sforcuar veten.
Keshtu fillon nje debat mes banoreve te cilet pasojne batutat e njeri-tjetrit. Franceska i ve ne dukje faktin qe Erioni eshte shume pasiv dhe kerkon shkas qe te filloje debatin me ndonjerin nga banoret. Me behet qejfi qe u zgjove nga gjumi dimeror i thote Franceska Erit ndersa ai i tregon se ka qene zgjuar gjata gjithe kohes por eshte ajo qe nuk e ka vene re. Ermali u kerkon qe te mos vazhdojne te debatojne me dhe pas pak minutash te dy banoret e nderpresin debatin.

Erioni shkon afer pules se tij dhe i kerkon asaj qe ta beje vezen duke i thene Pula ime e dashur beje vezen beje. Ndersa banoret e tjere rrine ulur ne tende ne pritje te vezeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›