E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat midis banoreve Papergjegjshmeria e Gracianos

Pak minuta me vone fillon nje debat mes Ermalit e Gracianos e me pas marrin pjese edhe banoret e tjere lidhur me kancet e pijeve energjike te cilat i ka hedhur Graciano ne mbeturina duke mos e ditur qe ato duhet ti ruante sipas urdhrit te Vellait te Madh qe duhet te mbaheshin per arsye te numrave qe ndodhen poshte kanaceve. Vetem Lorena i del ne krah Gracianos duke thene se Graciano nuk ka qene ne dijeni te gabimit qe ka bere dhe nuk duhet qe te fajesohet per kete gje. Graciano nervozohet nga debati i cili zgjat per minuta te tera dhe u kerkon banoreve qe te mos e diskutojne me kete teme duke thene se do te marre pergjegjesi lidhur me penalizimet qe mund te marrin. Erioni mendon se nuk eshte zgjidhje fakti qe ai mund te kerkoje qe te marre pergjegjesi por duhen menduar te gjitha pasojat perpara se te behen veprimet. Erioni tregon disa raste kur nuk jane respektuar rregullat nga Graciano.

Graciano shkon ne dhomen e gjumit dhe thote se ndien keputje por nuk kupton se nga cfare i eshte krijuar kjo gjendje. Disa nga banoret i shkojne afer duke e pyetur se si ndihet dhe per cfare ka nevoje. Graciano thote se ka ngrene buke dhe se nuk eshte nga mungesa e te ushqyerit. Me pas ai mbetet vetem me Lorenen dhe Anilen te cilat i qendrojne afer dhe thote se po i mungojne shume pijet energjike dhe se kjo eshte arsyeja qe po ndihet kaq keq pasi eshte mesuar qe ti konsumoje gjithmone.

Graciano komenton mbi debatin e meparshem me Ermalin duke thene se Ermali ka dashur kot qe te krijoje debat me te. Se do ti jap llogari atij une se cfare kam bere shton Graciano. Lorena e keshillon qe te mos i kushtoje shume rendesi dhe te mos i lejoje qe te flasin dhe te debatojne me te.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›