E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat ne KQZ per listat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte perfshire nga debatet mbi gjendjen e listave te votuesve. Ka qene nje kerkese perfaqesuesve te opozites Deshira Subashi dhe Pandeli Varfi qe Ministria e Brendshme te informoje KQZ-ne mbi heqjen e dublimeve dhe sidomos mbi numrin e votuesve qe nuk kane asnje dokument identifikimi.Sipas Kodit Zgjedhor per te votuar nevojitet ose pasaporte per jashte shtetit ose karte identiteti. Nenkryetarja e KQZ-se, Subashi tha se nuk ka asnje informacion mbi personat pa pasaporte qe nuk jane pajisur me leternjoftimin e ri elektronik. Por kryetari i komisionit Arben Ristani u tregua i prere duke kembengulur se ceshtja e kartave te identitetit nuk eshte kompetence dhe as pergjegjesi e ketij institucioni. Sipas Ristanit KQZ ka per detyre te monitoroje procesin zgjedhor ndersa listat jane ceshtje e pushtetit vendor dhe qeverise. Debati u la i hapur ndersa opozita ne komision paralajmeroi nisjen e nje kerkese ne drejtim te Drejtorise se gjendjes Civiule per te marre informacionin e kerkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›