E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat ne PE per heqjen e vizave holandezet kunder

Shumica prej eurodeputeteve jane shprehur pro liberalizimit por nderkohe ka patur edhe eurodeputet qe jane shprehur Kunder.

Deputetja e PE-se Ulrike Lunacek duke shprehur mbeshtetjen e saj por ketij procesi ka kerkuar nga koleget qe te enjten te votojne pro dokumentit te Tanja Fajon.

Neser te miratojme heqjen e vizave. Dy vendet kane permbushur kushtet eshte koha te hapim driten jeshile tha Lunacekteksa ka kerkuar qe ne kete proces te perfshihet edhe Kosova.

I te njejtit mendim ishte edhe eurodeputeti Jelko Kacin.Dy vendet kane bere progres ne shume fusha perfshire ketu ne plotesimin e tre parakushteve u shpreh ai.

Raportuesja dhe hartuesja e dokumentit per heqjen e vizave Tanja Fajon e nisi fjalen e saj Heqja e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen duhet te hyje ne fuqi perpara Krishtlindjeve. Kolege perfaqesues te Keshillit e Komisionit le te bejme me te miren qe ne mundemi le te bejme nje hap me shume dhe tu mundesojme qytetareve te Shqiperise dhe Bosnjes qe te udhetojne lirshem madje perpara festave katolike Krishtlindjeve perpara fundit te ketij viti tha Fajon.

Nderkohe Cecilia Malmstrom komisionerja Evropiane per Ceshtjet e Brendshme pergezoi Tiranen dhe Sarajeven per punen e bere gjer me tani dhe mbeshteti fort heqjen e regjimit te vizave. Me lejoni te nenvizoj se heqja e vizave vjen bashke me pergjegjesite ne menyre qe te parandalohen abuzimet. Eumlshte themelore qe Shqiperia dhe Bosnja te marrin gjithe masat e nevojshme per te kufizuar fluksin e personave qe kerkojne pa baze azil theksoi Malmstrom.

Gjate debatit ka pasur edhe eurodeputet qe kane kritikuar qendrimin e Frances. Sarah Ludford Raportuese ne Komitetin e Jashtem ne PE u shpreh se nese Parisi ishte kunder kesaj ideje atehere nuk duhet te lejonte qe te jepej udherrefyesi. Ne e beme kete marreveshje ju thame Nese ju kaperceni kete grope do te merrni regjim te lire vizash. Nese Franca apo ndonje vend tjeter kane dyshuar ndonjehere per kete veprim ato nuk duhet te kishin mbeshtetur kurre udherrefyesin e vizave. Tani ato nuk duhet te bejne te deshtoje ky premtim tha Ludford.

Pavaresisht pro-ve te shumta ka pasur edhe eurodeputet qe jane shprehur hapur kunder heqjen se vizave. E sigurisht ketu spikasin deputetet holandeze ne Parlamentin Evropian te njohur per qendrimet e tyre konservatore per dy vendet e fundit ne Ballkan.

Eurodeputeti holandez Van der Stoep tha se ne dy vendet ballkanike korrupsioni eshte ne nivele alarmante. Bosnja dhe Shqiperia jane vendet me te korruptuara. Smund te hiqen vizat per vendet e korruptuara. Gjithashtu ato jane anetare te Konferences Islamike ka deklaruar Van der Stoep.

Edhe belgu Claeys ishte ne te njejten linje. Shqiperia dhe Bosnja jane vende burimi te trafikut. Shqiperia ka lidhje te forta me krimin e organizuar. Po lejojme krimin te hyje ne BE ka pohuar Claeys megjithese mund te kete harruar se ne Shqiperi eshte bere jo pak progres ne kete drejtim.

2010-10-07 0838

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›