E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat për protokollin Eulex-Serbi, BE kërkon të bindë Prishtinën, ajo refuzon

Prishtinë, 8 shtator, NOA - Zyrtarët ndërkombëtarë në Prishtinë nuk e përjashtojnë mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje me autoritetet kosovare lidhur me protokollin për bashkëpunimit policor EULEX-Serbi, ndonëse këto të fundit vazhdojnë ta kundërshtojnë atë.

Zëdhënësi i përfaqësuesit të BE në Kosovë, e ka mohuar faktin që të ketë mosmarrëveshje ndërmjet zyrtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë për protokollin.

Nuk mendoj se ka ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare apo Bashkimit Evropian për të pasur aranzhime që do ti mundësonin EULEX-it ta bënte punën e vet dhe kjo është shumë e rëndësishme. Mendoj se të gjithë pajtohen se luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit janë çështje shumë prioritare. Ne thjesht duhet të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për të gjithë, është shprehur ai për mediat.

Ndërkaq, mbi Prishtinën zyrtare po ushtrohet trysni ndërkombëtare që të ndryshojë qëndrimin lidhur me protokollin e debatueshëm për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.

Por ata duket se janë të vendosur ta kundërshtojnë një akt të tillë, madje ideja e nënshkrimit të një protokolli është shoqëruar edhe me protesta, siç ishte ajo e aktivistëve të Vetëvendosjes, që dogjën shumë automjete të Eulex.

Edhe opozita kosovare nga ana e saj e ka kritikuar qeverinë për mostransparencë dhe reagim të vonuar lidhur me bisedimet që janë zhvilluar ndërmjet misionit evropian Eulex dhe autoriteteve serbe.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›