Debate ne Keshillin per Rregulloren dhe Mandatet

Mblidhet në kryesinë e Kuvendit Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet e
Deputetëve, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e
mandateve të tre deputetëve socialiste, për t'i hapur më pas rrugë
hetimit të tyre në lidhje me ngjarjen e 21 janarit.
"Një vit pas sulmit ndaj kryeministrisë, prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit për tre deputetë të Partisë Socialiste", tha Topalli. Kryeparlamentarja sqaroi se heqja e imunitetit të deputetëve do të bëhet me votim të fshehtë nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa anëtarëve të Këshillit të Mandateve do t'u jepen që sot 3 dosjet për deputetët socialistë Taulant Balla, Besnik Bare dhe Tom Doshi.
Deputeti socialist Gramoz Ruci deklaroi se afati prej 24 orësh për leximin e dosjeve është kohë e pamjaftueshme, ndersa akuzoi qeverine si autore te vrasjes se 4 personave me 21 janar.
"Unë e kuptoj që ju jeni të shqetësuar, sepse kryetari i gardës së shtetit vrau një njëri, keni manipuluar pamjet filmike. Ju keni vrare njerez dhe jeni pergjegjes per ate cfare ndodhi me 21 janar", tha Ruci.
Nderkohe seanca e pare degjimore ne Keshillin e Mandateve do te zhvillohet te premten dhe fillimisht do te jete i pranishem deputeti Tom Doshi.