E Martë, 3 Nëntor 2026

Debate në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Ndreca: Ju lutem respektoni parimet kushtetuese

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka nisur me përplasje mes kryetares së opozitës, Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi e nisi fjalën e saj duket thënë se koncesioni për Check Up dhe Sterilizimin janë abuzive dhe se shqiptarët paguajnë rreh 60%  të shërbimit shëndetësor nga xhepi.

Ajo tha se qytetarët nuk mund të marrin shërbime publike në shëndetësi për shkak të 4 koncesioneve që sipas saj janë dhënë dhe janë ktyer në gropa të zeza.

Në replikën e tij Ndreca tha se Komision nuk duhet bërë deklarata partiake, ndësra bëri thirrje që mos nxirren konkluzione pa përfunduar punimet në Komisionet Hetimore.

Pjesë nga debati

 Vokshi:  Shqiptarët paguajnë rreth 60% të shërbimit shëndetësor nga xhepi. Po i them se shqiptarët nuk po e marrin më shërbimin shëndetësor në publik, nuk mundet ta marrin për shkak të 4 koncesioneve që janë dhënë dhe janë kthyer në gropa të zeza. Arrijnë vlerën 200 mln euro, nëse i referohemi dy kontratave të firmosura.

 Ndreca: Të ikim ne dhe vazhdoni konferencën. Të ikim ne

 Vokshi: Të lutem mbylle. Nëse do ta nisni kështu…

 Ndreca: A jemi mbledhur për të konstituar. 

Vokshi: Po shpjegoj për publikun ca është ky komision, pse është mbledhur dhe çfarë të trajtojë. Mos u shqetësoni

 Ndreca: Nuk shqetësohem, t’i mund ta bësh çdo herë… Referuar deklaratave del e qartë që ju keni paragjykuar veprimtarinë, nëse ju vijoni më tutje të konkludoni pa filluar puna e komisionit, keni fyer parim kushtetues mos paragjykimin e një çështje që është arsyeja përse ne jemi ngritur për te hetuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake ndërkohë që ne jemi këtu për të kryer një proces të rregull ligjor, e kemi nisur me këmbë jo të mbarë. Ju lutem respektoni parimet kushtetuese.

Pas miratimit të enjten në Kuvend të ngritjes së komisionit hetimor për sterilizimin dhe check-up-in, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi,  njoftoi mbledhjen e parë, që po  zhvillohet sot Kryesinë e Kuvendit.

Komisioni hetimor për shërbimin publik të sterilizimit dhe shërbimit publik të check-up në shëndetësi u miratua në Kuvend me 95 vota pro (71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese), një abstenim dhe asnjë kundër.

Anëtarët e Komisionit Hetimor në Shëndetësi:

1- Albana Vokshi Kryetar PD

2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS

3- Klodiana Spahiu Anëtar PS

4- Milva Ekonomi Anëtar PS

5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

6- Ilir Metaj Anëtar PS

7- Edona Bilali Anëtar PS

8- Petro Koçi Anëtar PS

9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10- Zheni Gjergji Anëtar PD

11- Ina Zhupa Anëtar PD

12- Edmond Spaho Anëtar PD

13- Saimir Korreshi Anëtar PD

14- Xhelal Mziu Anëtar PD

15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS

3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD

4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

Ngritja e dy komisioneve hetimore, sterilizimi dhe trajtimi i të dhënave të sistemit TIMS ishin pjesë e marrëveshjes mes PS dhe ‘Rithemelimit’ që riktheu normalitetin në Kuvend. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›