Debate ne mbledhjen e KLD-se

Ashtu siç edhe pritej mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësise, ku
sot pritet të zgjidhet neënkryetari i ri ka filluar me debate.
Mbledhja nisi me verifikimin e mandatit të Elvis Çefës, i cili u zgjodh javen e shkuar me votat e maxhorances permes nje procesi te kontestueshem si anetar i KLD-se. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por kjo kerkese nuk u pranua nga Presidenti Bamir Topi, i cili eshte kryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise.
Nderkohe dy emrat qe pritet te propozoje Topi per postin e nenkryetarit te KLD-se, jane Dritan Hallunaj dhe Ilir Mustafaj. Por debatet kane nisur pikerisht per procedurat e zgjedhjes se pasuesit te Kreshnik Spahiut. Do te jete vota e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise qe do te tregoje nese njeri nga propozimet e Presidentit do te fitoje ose jo. Mesohet se rreth orës 12:30 do te behen propozimet dhe me pas votimi per nenkryetarin e KLD-se.