E Enjte, 5 Nëntor 2026

Debate për koncesionin e TIA, Balluku: Qytetarët do të përfitojnë nga ulja e çmimeve të biletave

Koncesioni për aeroportin Nënë Tereza ka qenë një pikë debati në seancë plenare. Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit ka prezantuar sot kontratën e re koncesionare të aeroportit Nënë Tereza.  Ministrja Balluku sqaroi se investimet që do të kryhen kapin shifrën 99 milionë euro si dhe foli për ulje të cmimit të biletave.“Investimi në infrastrukturën e aeroportit parashikohet mbi 99 milionë euro. Përcaktohet ulja e vlerës ekonomike të biletës për qytetarët që do të fluturojnë nga dhe drejt këtij aeroporti, duke reduktuar tarifat me 20-25% (për të rriturit) dhe 40% për fëmijët”, deklaroi Balluku.
Po ashtu ministrja Balluku sqaroi se përse është bërë zgjatja në kohë e koncesionit. “Shtyrja në kohë e afatit të koncesionit është e mirëanalizuar si nga ana financiare edhe ajo juridike duke marrë në konsideratë edhe pandeminë, e cila do të afektojë këtë sektor për rreth 7-8 vite. Po ashtu, rritet siguria kombëtare e cila është kompromentuar disa herë në këtë aeroport”, tha Balluku.
Por opozita parlamentare ka patur kundërshtitë e saj duke thënë se këto investime vijnë nga vetë paratë e shqiptarëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›