E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate per mentalitetin e Shqiptareve Ermali dhe Klaudja ndajne mendime te kunderta

Banoret jane ulur prane oxhakut dhe fillojne te diskutojne me njeri-tjetrin. Ata diskutojne per mentalitetin dhe paragjykimet e shqiptareve. Ermali u thote Banoreve se shqiptaret kane ndryshuar dhe nuk jane me paragjykues. Ai merr si shembull pranimin e komuniteteve gay qe sipas tij tashme nuk perbejne ndonje problem ne Shqiperi si me pare.

Klaudja e kundershton Ermalin dhe thote se shqiptaret jane shume paragjykues. Ajo i permend Ermalit faktin se edhe ai per Francesken ne fillim ishte shprehur se nese do te ishte jashte nuk do te ishte lidhur me Francesken per shkak te moshes se saj te vogel. Per kete arsye Klaudja i thote se edhe ai e ka paragjykuar Francesken ne nje fare menyre por Ermali e kundershton duke i thene se ai kishte disa arsye per te thene nje gje te atille.

Mendimit te Klaudjes i shtohet edhe Liami i cili thote se njerezit ne pergjithesi jane paragjykues. Ndryshe nga ata Edgari mbron idene e Ermalit duke thene se ne Shqiperi mentaliteti ka ndryshuar sepse shoqeria ka evoluar shume. tani gjerat pranohen shume lehte thote Edi dhe permend faktin qe ne rinine e tij thjesht veshja e pantallonave me te grisura gjykohej shume sot cfaredolloj veshje nuk i ben pershtypje kujt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›