E Enjte, 5 Nëntor 2026

Debatet në PD / “Turp që s’kemi asnjë grua drejtuese qarku”, Harxhi i kthehet Bardhit: S’ke bërë gjë për të liruar Berishën

Edit Harxhi është përplasur me kreun e grupit parlamentar, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD.

Ajo ka kritikuar listën e drejtuesve politikë të qarqeve, duke theksuar se është turp që nuk ka të paktën një qark me një drejtuese grua.

Edit Harxhi: Është për të ardhur turp, që gjithë kjo parti nuk ka një zonjë për të drejtuar një qark. Jemi kthyer në parti burrash, jemi bërë për turp.

Edit Harxhi- Bardhit: Përse nuk keni bërë asnjë lëvizje apo aksion si grup parlamentar për lirimin e liderit të Partisë Demokratike? Nuk mund të mjaftohemi me dy letra kancelarive. Duhet një aksion, lideri i partisë po mbahet politikisht në arrest shtëpie.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›