Debati i dyte Obama-Romney

Barack Obama ka zgjedhur sulmin si armë mbrojtëse ndaj kandidatit republikan për zgjedhjet e 6 nëntorit në debatin e dytë paraelektoral mes dy rivalëve.
Ashtu si në debatin e parë, edhe në të dytin, kryefjala ishte ekonomia, sistemi i taksave dhe politikat e jashtme, tre pikat ku Romney akuzon kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë se ka dështuar. Çelja e tij u bë me pyetjen e një studenteje mbi hapjen e vendeve të reja punës.
Romney tha se Obama kishte dështuar në këtë sektor dhe se politikat e tij kishin rritur papunësinë. Por Obama u mbrojt duke përmendur paketën Zgjedhjet ne SHBAPlumba ndaj zyrës zgjedhore të ObamësRomney: Biden gaboi për Libinë SHBA, debati Biden-Ryan e tij financiare që shpëtoi industrinë automobilave dhe vendet e punës të qindra-mijëra amerikanëve. Ai akuzoi republikanin se politikat e tij ekonomike, sidomos programi i tij për taksat, mbrojnë shtresën e të pasurve dhe godasin shtresën e mesme e të varfër.
“Guvernatori Romney dhe aleatët e tij në Kongres mbajtën peng 98 përqind të amerikanëve sepse duan shkurtim taksash për 2 përqind të tjerë”, deklaroi Obama.
Ky pretendim u hodh poshtë nga republikani Romney që shtoi plani i tij për ekonominë do të krijojë 12 milion vende të reja pune që do të ringjallin ekonominë dhe se ai do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e të gjithë amerikanëve.
Por kandidati demokrat u kundërpërgjigj duke përmendur video-regjistrimin e fshehtë të Romney-t gjatë një takimi elektoral, ku ky i fundit deklaronte se 47 përqind e amerikanëve refuzojnë të mbajnë përgjegjësitë e tyre, duke iu referuar këtu mbështetësve të Obamas sipas sondazheve.
“Presidenti premtoi uljen e papunësisë në 5.4 përqind dhe përgjysmimin e borxhit publik, por asnjë nga këto nuk u arrit. Presidenti u përpoq, por politikat e tij dështuar”, u kundërpërgjigj Romney.
Sa për politikën e jashtme, republikanët vijojnë të fajësojnë administratën Obama për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe diplomatëve amerikanë, referuar këtu sulmit të muajit të kaluar në Bengazi të Libisë ku katër amerikanë, përfshirë këtu edhe ambasadorin Chris Stivens u vranë.
Romney tha se Obama se dështoi të parandalonte kërcënimin terrorist, por Obama u mbrojt duke thënë se sulmi nuk klasifikohej si terrorist, por i rastësishëm dhe akuzoi republikanët se u përpoqën ta shfrytëzojnë për elektorat ngjarjen e rëndë duke lëshuar një komunikatë për mediat.
Ndryshe nga debati i parë që ishte më i strukturuar, i dyti ishte më i lirshëm duke u dhënë mundësi kandidatëve t’i drejtoheshin publikut në sallë. Analistët cilësuan si fitore të Obamas këtë debat.
Debati 90-minutësh në Long Island, i dyti në radhë mes dy rivalëve, u moderua nga Shefja e Politikave në CNN, Candy Crouley. Përplasja e tretë dhe e fundit, që pritet të jetë edhe vendimtarja, është përcaktuar në datën 22 tetor në Boca Raton të Floridas.