E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati i radhës

13/04/10 13:30

Përveç debatit për shishen e verës ,një tjetër diskutim lindi mes Erionit dhe Jonës, banores më të re të shtëpisë. Duke qënë se gjatë ditëve të kaluara banorët u kanë bërë shumë lojra njëri-tjetrit duke u fsheur sendet personale, ose gjëra të tjera të cilat kanë nervozuar shpesh viktimat e këtyra lojrave, të gjitha këto kanë bërë që Banorët ta shohin çdo gjë me syrin e dyshimit. Kështu Jona kur zgjohet i thotë Eronit se përse ai i ka hedhur jorganin e tij asaj, sepse ajo ka pasur shumë vapë nga kjo. Për këtë Erioni debaton me Kikën dhe akuzon atë për hedhjen e jorganit të tij Jonës. Ndërsa Jonës ai i justifikohet me faktin se ai nuk e kishte bërë këtë sepse kishte pasur gjatë gjithë kohës ftohtë për vete. Debati mbyllet pasi vazhdojnë diskutimet për shishen e verës, për tu rihapur më pas. Banorët dalin jashtë të pinë cigare dhe Erioni pyet djemtë pikërisht për autorin e kësaj, por askush nuk e pranon aty, Mandje ata vazhdojnë të debatojnë për çështjen e shishes së verës ku Miri akuzon sy për sy Kikën dhe i thotë se është fjala e Kikën kundër të tijës. Më pas ata hyjnë brenda dhe Jetmiri i tregon Jonës se kishte qënë ai personi i cili ia kishte marrë jorganin Erionit dhe ia kishte hedhur Jonës. Jona e pyet se përse e kishte bërë ai këtë lojë dhe Jetmiri i përgjigjet sepse kishte parë që ajo kishte ftohtë. Jona i thotë se përse pikërisht ai kishte marrë jorganin e Erionit dhe jo të dikujt tjetër, ose mund të merrte edhe një nga krevatet që tashmë janë bosh. Jetmiri i thotë se mori jorganin e Erionit sepse dëshironte që ti bënte një lojë atij. Jona i thotë se pas kësaj ata nuk i beson për asnjë fjalë dhe do të mundohet të jetë më e vëmendshme ndaj lojrave të tyre. Pas saj erioni i cili akoma nuk e di akuzon Seldin, por banorët i tregojnë se ka qënë Jetmiri. Megjithatë Erioni vazhdon të dyshojë dhe shprehet se këtë do ta zbulojë të shtunën gjatë spektaklit në ndonjë klip. Më pas Erioni i tregon Mandit për çështjen e jorganit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›