E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati me EULEX, ish kryeministri Çeku: Ti caktojmë rregulla misionit

Prishtinë, 23 gusht NOA-Partia Social Demokrate e ish-Kryeministrit Agim Çeku ka propozuar të dielën nënshkrimin e një marrëveshje mes institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it e cila do të përcaktonte rregullat e angazhimit të misionit europian në Kosovë.

Kjo parti ka thënë se nga kjo marrëveshje do të duhej të dilte edhe një komision i përbashkët për implementimin e saj dhe monitorim të vazhdueshëm të punës së EULEX-it.

Propozimi vjen pas ngjarjeve të fundit kur EULEXi dhe Serbia thanë se ishin afër të nënshkruanin një marrëveshje.

PSD thotë se protokolli për bashkëpunim ndërpolicor ndërmjet EULEX-it dhe Qeverisë së Serbisë paraqet një shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Kosovës dhe shtetësisë së saj.

Situata në të cilën gjendemi sot, vjen si pasojë e mungesës së theksuar të institucioneve tona dhe interesimit të tyre për fuqizimin e shtetit, funksionalizimin e tij dhe marrjes së pronësisë mbi proceset, thuhet në një deklaratë të PSD-së.

PSD ka vlerësuar se zgjimi i vonshëm nga gjumi i liderëve tanë  i ka kushtuar Kosovës më shumë se sa mund të paguajë.

EULEX-i është prezent në Kosovë me ftesën tonë dhe duhet të ketë rol monitorues dhe asistues e jo vendimmarrës dhe ekzekutues, ka thënë PSD.

Ne jemi për nënshkrim të protokolleve me të gjitha shtetet, por këto marrëveshje duhet ti nënshkruajë Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe EULEX-i duhet të na asistojë në implementimin e këtyre marrëveshjeve përfundon deklarata.

m.i/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›