E Martë, 3 Nëntor 2026

Debati në “3D”/ Çipa-Curit: Skenari yt për Berishën, mediokër. Curi: E njoh shumë mirë Berishën!

Në një debat janë përfshirë analistët Aleksandër Çipa dhe Arjan Curi në studion e emisionit “3D” në RTSH, teksa po diskutonin në lidhje me kërkesën e SPAK në Parlament për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Berishës në “arrest shtëpie”.

Curri u shpreh se SPAK do i bëjë “dhuratë” Berishës nëse e arreston, ndërsa Çipa e konsideroi si “skenarë mediokër”.

Debati:

Curi: E njoh aq mirë sa them që ai ishte kaq i eksituar sot politikisht…

Çipa: Paske lexuar Kushtetutën e vjetër

Curi: Njoh Berishën e vjetër thash

Çipa: Skenar mediokër ky

Curi: Kundërshtoje ti. Ju mendoni që Berisha nuk e kërkon arrestimin e tij?

Çipa: Përmendi Navalnin. Navalni është dënuar me 18 vite dhe madje nuk dihet në cilin burg është

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›