E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati për Ishujt Falkland, populli në referendum në 2013

Sovraniteti i Ishujve Falkland në Atlantik do të zgjidhet me një referendum. Në ishujt që prej vitesh kanë qenë qendër e debatit mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe, banorët do tu drejtohen kutive të votimit vitin e ardhshëm, në muajin mars. Popullsia në ishujt Falkland është rreth 4 mijë banorë. Këta do të vendosin nëse duhet të qëndrojnë me Britaninë e Madhe, apo me Argjentinën. Referendumi është mbështetur edhe nga Londra. Presidentja argjentinase është përpjekur disa herë ta diskutojë në OKB çështjen e territorit të ishujve, por Britania e ka kundërshtuar. Konflikti u ndez në vitet 1980, ku pati beteja të përgjakshme flotash, e cila u fitua nga Britania.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›