E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati per Lidhjen Maks VeloAgolli e Buza dyshja e krimit

Te tjera rreth shkrimit PDF Faqja e pare e gazetes SHQIPTARJA.COM Intervista me Hysen Sinanin Zbulohen arkivat e Lidhjes ne Kinostudio Lidhja Visar Zhiti Driteroi sme shpetoi dot nga denimi Kujtim Buza Pse u denua Oseku Maks Velo dhe Edison Gjergo TIRANE- Maks Velo thote se denimi i tij u dirigjua drejtperdrejt nga Lidhja e shkrimtareve.Ai e sheh ate institucion si nje vend krimi.

Madje dyshja e hekurt e Lidhjes Dritero Agolli- Kujtim Buza sipas tij ishte dyshja me e sukseshme e krimit artistik. Ne valen e shkrimeve per Lidhjen e shkrimtareve arkivat e saj te zhdukura dhe denimet e bujshme ne fushen e artit dhe letersise Maks Velo ka parapelqyer te sjelle ne kohe per lexuesit kutjimet e tij rreth kohes se denimit dhe nje analize mbi rolin qe pati Dritero Agolli si kryetar i Lidhjes ne denimin e tij si dhe gjithe jeten letrare te kohes.

Velo ofron per Shqiptarja.com kete rrefim shkeputur nga nje veper autobiografi ke e tij Kohe antishenje si nje perpjekje per te zbardhur gjithe drite-hijet e denimit te tij dhe te kolegeve artiste ne Lidhjen e Shkrimtareve. Akuzat e pakursyera per ish-kryetarin e Lidhjes Dritero Agolli ngjajne mjaft te ashpra sot edhe pse si nje ane e medaljes mbi ate histori te pushtuar nga hijet e krimit.

RREFIMI I MAKS VELOS
Me 24 dhe 25 korrik u mbajt Plenumi i Lidhjes se Shkrimtareve dhe artisteve. Dhimiter Shuteriqi lirohet nga detyra e kryetarit emerohet Dritero Agolli po ashtu hiqet Vilson Kilica Ksenofon Dilo Hamide Stringa. U vune Xhemal Dini Kujtim Buza Anastas Kondo. Fillon periudha me erret e Lidhjes. Ne raraportin e tij te pare si kryetar Driteroi artin e quajti ideologji dhe gjeti gabime te renda ne krijimtarine e artisteve dhe ne veprimtarine drejtuese te Lidhjes. Nder piktoret
permenden tre Edison Gjergo Ali Oseku dhe Maks Velo. Une permendem per peisazhin Selvite ne ekspoziten e Pranveres si shtremberues dhe nxires i realitetit.

Eshte interesant fakti se ne te tre u arrestuam po sipas ketij rendi. I pari Gjergoja i dyti Oseku i treti une.
Me 13 nentor ne aktivin e partise se rrethit te Tiranes Manush Myftiu sekretari i Pare mban raportin ku ka 13 rreshta per mua me cileson se nxij dhe deformoj realitetin se jam kunder tradites dhe kombetares.

Aty Mehmet Shehu bertet me histerizem se ata qe bejne ne shtepite e tyre piktura abstraksioniste jane hipokrite e frikacake kandidate per rrufjane politikehellipasnje meshire per zedhenesit e armikut te klaseshellip rrofte diktatura e proletariatit Organizata e Partise ne Komitetin Ekzekutiv ku punoja shqyrtoi rastin tim dhe kerkuan sqarim mbi rendesine e pjesemarrjes time ne keto gabime. Mendova te shkoj tek kryetari i Lidhjes Dritero Agolli.

Po ngjisja shkallet doren e djathte e levizja duke u mbeshtetur tek parmaku. E kisha shume te veshtire
te shkoja per ankime ose kerkesa ne zyrat qeveritare dhe zonen me te paperballueshme
e kisha tek ngjitja e shkalleve. Me pertim ngrija kembet per te ngjitur cdo kembe shkalle dhe stepesha kur takoja dike qe zbriste nga siper poshte. Ne fytyren e tij mund te kuptoje menjehere a e kishte zgjidhur problemin apo kthehej duarbosh. Vazhdova te ngjitem ne heshtje nje poshterim i pashpjegueshem me pushtoi. Kjo nuk eshte organizate artistesh eshte repart ushtarak eshte dege e Brendshme.

Ate atmosfere te ngrohte qe krijoi Dhimitri Vilsoni Ksenofoni Hamideja po e zhduknin.
Megjithese Dhimiter Shuteriqi ishte me i moshuar ai dinte te tregonte dashuri dhe mirekuptim per artistet atij i pelqente shume edhe piktura merrej nga pak edhe vete. Me pat ftuar ne shtepi tia shihja vizatimet. Driteroi e ngurtesoi menjehere atmosferen. Me dukej sikur kishte frike por nuk e tregonte dhe sillej me artistet si nje sekretar partie nga Devolli. Driteroi me priti ne zyren e tij mbrapa tavolines.

I shtrova problemin dhe i kerkova te bisedonte me sekretarin e Partise. Une nuk jam piktor profesionist i thashe. Lidhja nuk me ka dhene asnjehere as leje krijuese as cmime as tituj. Lidhja nuk me ka dhene studio.
Vertet merrem me pikture por krijimtaria ime nuk eshte nga ato qe ka zene vend te rendesishem neper ekspozita kombetare. Nuk kam mbaruar Institutin e Artit dhe zyrtarisht kam tjeter profesion keshtu qe kritika juaj me duket pak e tepruar. Une vertet punoj por nuk kam si qellim te krijoj problem prandaj do tju lutesha te bisedonit me sekretarin e Partise te Komitetit perndryshe ata do te marrin masa. Me degjoi dhe papritur me tha Aty siper te apartamenti im a mund te hapet muri qe te bashkohen te dy dhomat ta besh si te Kadareja -Jo aty poshte te studioja e Kadarese traun e kam bere qe ne projekt. Kurse te ju cdo gje eshte ndertuar tani eshte vone. Ai qe do ta merrte Llambi Zicishti nuk e kerkoi kete gje.

- Ashtuhellip mire do te mendohem do te mundohem te flashellip
Driteroi nuk bisedoi asnjehere me sekretarin e Partise. Ata moren vendim te me largojne. Mbas nje mbledhjeje te gjate ne Kolektivin e Byrose se projektimit ku punoja te drejtuar nga Sokrat Mosko me transferuan ne kooperativen bujqesore te Ndroqit. Keshtu do te merrte fund edhe puna ime si arkitekt.

Nga burgu i Spacit ndiqja me vemendje veprimtarine e Lidhjes... Qe nga vitit 1970 filloi nje renie e pergjithshme e ekonomise qe u finalizua me kolapsin ne fund te viteve 80.
Shteti komunist dhe vecanerisht diktatori Hoxha duke e kuptuar kete aktivizoi fuqimisht artet dhe letersine per te krijuar nje iluzion tjeter te realitetit. Filmat dramat baleti piktura skulptura romanet poemat kenget kantatat krijonin nje perfytyrim tjeter. Nje prodhim kolosal qe shkoi dem me kot. Ne kundershtim me ekonomine qe ishte ne nje rruge pa krye arti dhe letersia mund te kishin bere vepra qe ti rezistonin kohes. Vec Kadarese qe nuk degjonte asnje direktive vec koshiences se tij artistike te tjeret u nenshtruan plotesisht. Per kete qellim ishte ai diskutim i ashper i D.Agollit ndaj Pallatit te endrrave ne shkurt 1982.

Ketu eshte ndihma e madhe qe Lidhja i dha diktatures dhe demi i madh qe Agolli i shkaktoi artit shqiptar. Ai e militarizoi artin shqiptar. Si mbaroi pune me gjyqet Lidhja ndiqte me kujdes cdo hap te artisteve cdo veper cdo shfaqje. Dritero Agolli arriti apogjeun e fuqise komanduese. Dyshja Agolli-Buza do te mbetet ne artin shqiptar si me e suksesshmja e krimit artistik. Ne historine e Lidhjes dallohen vecanerisht dy periudha te nxehta krimi. E para eshte periudha 1945-1955 kur u pushkatuan dhe u burgosen shkrimtare gazetare perkthyes dhe artiste antikomuniste. Periudha e dyte eshte 1973-1990. Kuptohet te dyja kane pasur arsyet e tyre.

E para nderpreu prurjen e letersise dhe artit me nje mendim europian kurse e dyta ishte me shume artistike sesa politike. Ndikimi perendimor u ringjall ne art dhe kjo nuk duhej lejuar.
Ata qe qendruan me gjate ne udheheqjen e Lidhjes kane qene DH.Shuteriqi F.Stamo D.Agolli dhe K.Buza dy shkrimtare dhe dy piktore te kater komuniste.

Me jetegjati ishte Dritero Agolli. Me te lidhet periudha me represive e Lidhjes. Por Agolli nuk eshte vetem shkrimtar profesionist eshte edhe politikan profesionist...
Ka qene anetar i K.Q. te Partise ne periudhen kur Partia e Punes beri ekzekutimet e grupeve te artit te ushtrise te industrise te ministrise se Brendshme. Fjalimet e tij ne K.Q kane qene te pameshirshme.

s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›