E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati per buxhetin faktik opozita braktisi seancen

Seanca parlamentare e pasdites se djeshme u mbyll mbyllur pa u miratuar Buxheti Faktik i vitit 2009 pasi deputetet socialiste u larguan nga salla. Ne seance ka pasur debate te ashpra mes deputeteve te maxhorances dhe opozites rreth deklaratave te Dritan Priftit i cili ka akuzuar per implikim ne kontrabande zevendes-drejtorim e pergjithshem te policise.

Menjehere pas fjales se deputetit Erion Brace deputetet e majte kane boshatisur vendet ne Parlament. Brace hodhi akuza te forta ne drejtim te kryeministrit Berisha duke e akuzuar ate se po fut ne treg nje kafe te re te cilen sipas tij po ua imponon lokaleve me dhune.

Nderkohe me heret gjate diskutimeve socialistet e kane quajtur deshtim zbatimin e Buxhetit Faktit. Por kjo eshte pergenjeshtruar nga vete Ministri i Financave Ridvan Bode dhe deputetet demokrate. Ndersa kryeministri Sali Berisha gjate fjales se tij ka premtuar se buxheti i vitit te ardhshem do te jete edhe me i madh.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›