E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëbora e parë në Vermosh, disa akse kalohen vetëm me goma dimërore

Prej mbrëmjes së djeshme, në zonat malore të Shkodrës nisën reshjet e para të dëborës, që po vijojnë me intensitet të ulët.

Në segmentin rrugor Hani i Hotit-Vermosh dëbora me trashësi rreth 10 cm, ka bërë që ky aks momentalisht të jetë i kalueshëm vetëm me goma dimërore.

Deri më tani nuk raportohen situata problematike me qarkullimin dhe as me energjinë elektrike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›