Debora pushton veri dhe juglindjen

Në veri-lindje dhe jug-lindje të vendit vijon për të tretën ditë rënia e reshjeve të dëborës duke shkaktuar probleme në disa akse rrugore, kryesisht ato rurale.
Banorët e Korçës, Bilishtit dhe zonave përreth janë zgjuar ditën e mërkurë nën pushtetin e dëborës, trashësia e së cilës në disa zona ka shkuar mbi 20 centimetër dhe vazhdon të bjerë me ritme të dendura. Në këtë qark policia nuk lejon qarkullimin pa zinxhirë në aksin nacional, Korçë-Kapshticë, në aksin Korçë-Ersekë dhe rrugën e Dardhës.
Reshje të dendura dëbore raportohen edhe në veri-lindje, kryesisht në qarkun e Dibrës. Zonat e thella të këtij qarku Moti i keqDëborë dhe ngrica në veri dhe juglindje të vendit Shkodër, nisin përmbytjet Nisin reshjet e dëborës janë të parat që u prekën nga reshjet e dëborës, ndërsa një ditë më parë u raportuan probleme në qarkullim në disa akse që lidhin fshatrat e kësaj zone.
Shefi i Qarkullimit Rrugor në Bulqizë, Ardjan Balla i bën thirrje të gjithë drejtueseve që të lëvizin vetëm me zinxhirë pasi situata sa vjen dhe po përkeqësohet nga reshjet.
Burime nga Drejtoria e Rrugëve bëjnë me dije se janë marrë masa për grumbullimin e skorjes dhe të kripës për rrugët nacionale në raste bllokimi.