E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dëbora zbardh fshatrat turistikë të juglindjes

Korçë– Pas reshjeve të dëborës një natë më parë, ditën e sotme situata është e përmirësuar.

Në të gjitha akset rrugore përfshi dhe ato malore qarkullimi është pa probleme.

Edhe në fshatrat turistik të Dardhës, Voskopojës e Vithkuqit kalohet pa probleme por sektori i qarkullimit rrugor kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të përdorin gomat e dimrit.

Trashësia e dëborës në Qafë të Qarrit dhe Dardhë ka shkuar deri në 7 cm, ndërkohë që në majë të Mashkullorës ka shkuar deri në 15 cm.

Në zonat e thella malore për shkak të uljes së temperaturave këshillohet që drejtuesit e mjeteve të bëjnë shumë kujdes pasi në segmente të caktuara të rrugëve ka prani të akullit.

Zyrtarisht nga ana e OSSHE bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur probleme përsa i përket furiznimit me energji elektrike përfshi këtu dhe fshatrat e thella malore./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›