Dëborë në pranverë, zbardhen malet e Korçës, Dardhës dhe Devollit

Edhe pse në Pranverë, kapriçot e motit nuk kanë “toleruar” as Shqipërinë, ku dëbora ka zbardhur zonat e thella malore të juglindjes së vendit.
Reshjet e dëborës kanë qenë të dendura në lartësitë mbi 1400 m, ku në fshatin Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5cm aq sa është dashur ndërhyrja e borëpastrueseve për të normalizuar qarkullimin nga “Muri i Musait” deri në Majë të Bigllës.
Dëborë ka pasur edhe në Mashkullorë e Shtyllë të Korçës dhe në majat e maleve të Voskopojës e Lekasit.
Edhe në fshatrat Arrzë dhe Sinicë të bashkisë së Devollit ka pasur reshje dëbore duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave.
/rtsh.al/