E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dede: Tërhiqem nga futbolli i luajtur

Mbrojtësi disa herë kampion i Shqipërisë me Tiranën dhe Elbasanin Nevil Dede, në një intervistë për "Ora Sport" flet për herë të parë për tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur, madje Dede nuk lë pa përmendur edhe ofertën e presidentit të Tiranës, Halili, për të marrë rolin e trajnerit të ekipi i tij i zemrës Tirana.
"Mund të them se kam vendosur të tërhiqem nga futbolli, dëmtimi në gju nuk më ka kaluar ende dhe kështu kam vendosur të tërhiqem përfundimisht, zyrtarizimin e largimit nga fusha e blertë do e bëjë në ditët në vijim", - theksoi Dede. Më tej mbrojtësi që ka qenë edhe pjesë e ekipit tonë kombëtar flet për rolin e tij te Tirana.
"Unë jam i gatshëm të bëjë çdo gjë te Tirana. Presidenti e ka në dorë emrin e trajnerit, unë jam gati, ndërkohë që mendoj dhe besoj se Tirana si një klub i madh do të bëjë zgjedhjen e duhur. Aktualisht Tafaj do drejtojë ekipin dhe unë do jap ndihmesën time pas tij, ndërsa mund t'u them se shumë shpejt do të filloj edhe kursin për të marrë licencës e UEFA-s për trajner në Superligë", - ka përfunduar Dede.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›