E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dede tek Elbasani

Nevil Dede eshte zyrtarisht nje futbollist i Elbasanit, nje rikthim i bujshem i ish-kapitenit qe ngriti lart trofeun dy vjet me pare. Dede rikthehet pas nje aventure nje vjeçare ne Kinen e larget. Nderkohe qe te gjithe prisnin ta shihnin tek Dinamo, Tirana apo Vllaznia, eshte Elbasani qe rremben mbrojtesin. Gjithçka ndodh pak dite pas arrestimit te presidentit te verdhebluve Laze.
Marreveshja mes paleve eshte zyrtarizuar sot, ajo ishte arritur qe perpara se te ndodhte prangosja e numrit nje te klubit, por tashme gjithçka eshte perfunduar mes futbollistit dhe kryebashkiakut Sejdini. Lojtari do te jete pjese e Elbasanit deri ne perfundim te sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›