Defekt në linjën e transmetimit, UKT: Kufizime të pjesshme të ujit në Daias dhe Lundër

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Një defekt i konstatuar në linjën e transmetimit me diametër 315 mm, në zonën e TEG-ut, ka sjellë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në zonat e Daiasit dhe Lundrës, në Tiranë.
Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) bën të ditur se ndërprerjet janë të kufizuara vetëm në këto dy zona dhe nuk prekin pjesë të tjera të qytetit të Tiranës.
Sipas njoftimit, stafi teknik i UKT-së ka nisur ndërhyrjen për riparimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë për banorët e zonave të prekura.

/e.xh/j.p/r.e/