Defekt në tragetin e pasagjerëve Sarandë-Korfuz

Trageti 'Kristi' i cili bën itinerarin Sarandë Korfuz cdo dite ne 10:30 sot si zakonisht ka marre ne bord 132 pasagjere dhe pasi ka arritur ne kufirin e ujrave territoriale greke ka pësuar një defekt në të dy motorret.
Sipas ekspertizës, motoret nuk kane mundur te transmetojne fuqine ne helika. Trageti ka njoftuar kapitenerine e portit, ndërsa i eshte dashur rreth 1 ore e gjysmë qe te rikthehet ne portin e Sarandes me motorrin ndihmues.
Ka patur panik mes pasagjereve dhe rreth 15 prej tyre kane anulluar bileten dhe nuk kane pranuar te udhetojne me anijen qe ka ardhur per ndihme.