E Diel, 1 Nëntor 2026

“Defender Europe 2023”, Peleshi: Stërvitje shumëdimensionale, e drejtuar nga ushtria amerikane

“Defender Europe 2023”, Peleshi: Stërvitje

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte i pranishëm sot në ceremoninë e “Defender Europe 2023”, duke u shprehur se synimi i Shqipërisë është të tregojë se është në gjendje të përballojë çdo situatë që mund të krijohet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke përmbushur çdo detyrë dhe angazhim që i takon.

Në fjalën e tij, Peleshi dha një mesazh për të gjithë forcat e armatosura që kanë ardhur në Shqipëri, që ta shijojnë qëndrimin dhe të rikthehen sërish.

“Defender 2023 Europe” rikonfirmon bashkëpunimin e ngushtë që Shqipëria ka me SHBA në vazhdën e një partneriteti të fortë strategjik në fushën e sigurisë dhe mbrojtës për të cilën ne jemi thellësisht mirënjohës. Forcat e armatosura e Republikës së Shqipërisë janë pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie dhe po përfaqësohen denjësisht duke treguar një profesionalizëm të lartë.

Synimi ynë është të tregojmë se jemi në gjendje të përballojmë çdo situatë që mund të krijohet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke përmbushur çdo detyrë dhe angazhim që na takon si vend i NATO-s. Sigurisht që një synim tjetër madhor është të sigurojmë qytetarët tanë se forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë janë gati të përmbushin detyrat e tyre bazë atë të mbrojtjes së kufijve të atdheut.

Një rëndësi madhore ka kjo stërvitje për të përcjellë mesazhin se vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të palëkundura në orientimin e tyre drejt vlerave euroatlantike. Nuk ka asnjë dyshim që popujt e Ballkanit prej dekadash aspirojnë të bëhen popuj të denjë të Europës së bashkuar.

Kam një mesazh për të gjitha forcat e personelit të armatosura të vendeve mike, partnere dhe aleate të cilët do të qëndrojnë në territorin shqiptar gjatë “Defender 2023”. Ndihuni si në vendin tuaj, shijoni mikpritjen shqiptare dhe rikthehuni sërish në vendin tonë të bekuar”, u shpreh Niko Peleshi.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›