E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dega “Infermieri e Përgjithshme” në Shkodër 100 kuota, kanë aplikuar mbi 500 kandidatë

Dega Infermieri e Përgjithshme në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, Shkodër edhe këtë vit akademik ka vënë në dispozicion 100 kuota studimi në nivel bachelor. Përgjegjësi i departamentit Emiljano Pjetri thotë se për këto vende kanë aplikuar 500 kandidatë.

“Për këtë vit akademik kemi vënë në dispozicion 100 kuota, është një raport i mirë për këtë program studimi ku mbi 500 maturantë kanë aplikuar. Do kemi një filtër të atyre më të mirëve që do pranohen”, tha Pjetri.

Ai tregon se fakulteti ka marrë të gjitha masat për të pritur studentët në vitin e ri akademik.

“Mekanizmi i punësimit vijon të jetë një trend pozitiv për studentët që mbarojnë këtë program studimi”, tha ai

Edhe këtë vit dega infermieri pritet të plotësojë të gjitha kuotat e parashikuara që në raundin e parë të aplikimeve.

Gazetare: M. Gjoni         

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›