Deget e papreferuara profilet bujqesore dhe shkencore

Agrobiznesi, vreshtaria, inxhinieria mekanike, por edhe shumë të tjera nëpër universitetet e rretheve, janë degët më pak të preferuara nga të rinjtë që janë regjistruar për vitin akademik 2011-2012.
Nga të dhënat e raportuara nga autoritetet e ministrisë së Arsimit, rezulton se kuota të mbetura bosh, si një shans i fundit i ish maturantëve për të ndjekur arsimin e lartë, kanë mbetur më shumë në Universitetin Bujqesor të Tiranës dhe atë Politeknik, në degë të cilat kanë rezultuar shumë pak të preferuara si agrobiznes, mbrojtje bimësh, vreshtari, hortikulturë, mbarështim pyjesh, inxhinieri mekanike, eletrike. Ndërsa në universitetin e Tiranës, ato kuota që kanë mbetur bosh janë në degët jo elitare, sic cilësohen nga autoritetet e arsimit.
Vendin e parë si në degët më pak të preferuara por që kërkojnë dhe një numër jo shumë të lartë pikësh, e zënë ato të gjuhëve të huaja, si turqisht, rusisht, gjermanisht, të përqëndruara këto kuota edhe në filialet e UT në rrethe. Ndërsa në universitetet e rretheve, kuota bosh kanë mbetur pothuajse në të gjitha degët, megjithse jo të shumta në numër. Megjithatë vendin e parë për kuota të mbetura bosh nga rrethet e zë , universiteti i Vlores në degë të tilla mami, kontabilitetet, fizike, biologji. Me pas renditetet universiteti i Gjirokastres, Korca e Elbasani. Në total pritet që përmes formularit A3, nga një përllogaritje e koutave të mbetura bosh të zënë vend në auditorë rreth 3500 të rinj.
Edlira Sulejmani