E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Berishës: Kombi ynë është i pandarë në një të vetëm

Prishtinë, 6 tetor, NOA Update Kombi është një dhe i pandarë në identitetin e tij. Nuk bëhet fjalë të kemi dëgjuar të flitet për dy kombe serbe, dy kombe kroate etj.

Një deklaratë të tillë kryeministri Berisha e ka bërë gjatë konferencës me homologun e tij Hashim Thaçi.

Ndarjet e pamerituara mes shqiptarëve kanë patur trauma dhe tela me gjemba që nuk kanë qenë mes Vojvodinës dhe Hungarisë përshembull, ka thënë më pas ai.  

Duke shtuar se është në detyrën e dy vendeve tona që të luftojnë për kapërcimin e këtyre ndarjeve.

Ideali kombëtar i shqiptarëve është caktuar sot ai evropian, se ne aty kemi përcaktuar të ardhmen tonë më të shkëlqyer, tha Berisha për këtë.

I pasuar nga deklarata e Thaçit, sipas të cilit dy palët po punojnë për tejkalimin e padrejtësive që kanë ndodhur dhe po punojmë me një projekt të vlerave euro-atlantike.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›