Deklarata e Berlusconi-t, reagime të forta ne NYT

Kryeministri italian gjatë takimit me presidentin rus, Dmitri Medvedev u shpreh për presidentin e ri amerikan, Barack Obama se ishte i bukur, i ri dhe i nxirë nga dielli.
Në site-n më të rëndësishëm të së përditshmes amerikane, janë publikuar edhe komentet e mijëra lexuesve.
Vetëm për pak orë kanë mbërritur mijëra mesazhe, pjesa më e madhe e të cilave me autorë italianë.
Nga Italia kanë mbërritur ndjesa të shumta nga përdorues interneti, por edhe lexues mediatikë të zakontë.
Janë mbushur plot 48 faqe virtuale të "Caucus", blogut politik të "New York Times".
Berlusconi vë në siklet italianët
Janë vetëm pak italianët që mbështesin kryeministrin e tyre e megjithatë askush nuk përpiqet ta fshehë se është vënë në siklet me deklaratën e fundit.
"I am Italian (I apologize for my bad english) ... por mund të siguroj se ajo që tha Berlusconi nuk është ofenduese. Thjesht ai u përpoq që të clironte raportet SHBA-Rusi. Të gjithë komentet negative në këtë blog vijnë nga debatet politike në televizionet italiane të drejtuar nga komunistë të paguar nga taksat publike. Amerikanë mos u mashtroni nga ata...", shkruan njëri prej tyre.
Ndërsa një tjetër italian komenton shkurt: "Në vendin tonë kemi një virus, që quhet Berlusconi. Na falni!"
Reagimi i amerikanëve
Deklarata e Berlusconi-t është pritur me tone te ndryshme nga lexuesit, të cilët të paktën në komentet te "New York Times", duket se nuk e kuptojnë sensin e humorit të kryeministrit italian.