Deklarata e fortë e Trump: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë.
Ai e cilësoi Groenlandën, territor “të domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe botërore”, raportojnë mediat amerikane.
Ai tha se “nuk ka kthim prapa” në planin e tij për të përfshirë Groenlandën si pjesë të strategjisë amerikane.
Në të njëjtën kohë, presidenti francez Emmanuel Macron dha një paralajmërim të ashpër gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke kunderpërpjekur akumulimin e tarifave nga SHBA, dhe paralajmëroi për një “zhvendosje drejt një bote pa rregulla”.
Macron e quajti “thelbësisht të papranueshëm” përshkallëzimin e tarifave nga ana e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rrezikun për përkeqësimin e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare.
LEXO EDHE: “Bordi i Paqes” të enjten në Davos/ Macron kundër, Trump e kërcënon
Tarifat e reja të Trump janë një përgjigje ndaj kundërshtimeve ndërkombëtare për planet e tij lidhur me Groenlandën, dhe mund të thellojnë përçarjen me aleatët tradicionalë të SHBA-së.
Ndërkohë, Parlamenti Evropian ka vendosur të pezullojë miratimin e një marrëveshjeje tregtare me SHBA-në si pasojë e përkeqësimit të debatit mbi Groenlandën dhe politikat e Trump.
LEXO EDHE: Përshkallëzim i marrëdhënieve/ PE pritet të pezullojë marrëveshjen për tarifat me SHBA