E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e plotë, Topi: Kriza zgjidhet, mjafton që palët të lexojnë ligjet

Tiranë, 18 maj, NOA, Update Gjërat janë shumë të qarta, mjafton ti studioni dhe ti interpretoni mirë. Deklarata e Presidentit të vendit ndaj gazetarëve duket se vlen dhe për dy forcat kryesore politike.

Në prononcimin e dhënë për mediat sot, Topi u shpreh se situata zgjidhja politike gjendet nëse palët ulen dhe lexojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Topi iu përgjigj interesimit të mediave, në lidhje me situatën politike në vend në përfundim të veprimtarisë së organizuar sot në Teatrin e Operas dhe Baletit me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve.

Zoti President, po bëhen negociata për zgjidhjen e krizës politike?

"Në zyrën time jo, por mund tju them që kam demonstruar në mënyrë të vazhdueshme, po ndjek me shumë vëmendje dhe inkurajoj dialogun politik.

Kjo është një çështje që sigurisht po krijon një lloj situate jo të këndshme, sepse njerëzit padyshim janë të ndjeshëm, institucionet kanë nevojë që të funksionojnë në tërë dimensionet e veta.

Gjithsesi çelësi i suksesit është dialogu politik, afrimi i dy palëve; së pari për të ri-instaluar dialogun; pastaj për tu futur në ato terma të cilat mbi të gjitha janë mekanizma ligjorë.

Pra sot ne nuk jemi në një moment kur kemi mangësi strukturash institucionale dhe mungesë dijesh.

Unë mendoj që janë të gjithë instrumentet për të shkuar drejt zgjidhjes së një krize, e cila së paku për mekanizma ligjore dhe institucionale nuk mungon. Pra duhet edhe vullneti dhe i inkurajojmë".

Ju jeni një nga institucionet që mund të vini në lëvizje Komisionin e Venecias. Do të bëni një veprim të tillë nëqoftëse jua kërkon Partia Socialiste?

"Problemi është më se i qartë. Këtu nuk është problemi nëse jua kërkojnë, është problemi që ekzistojnë të gjitha mundësitë e institucioneve, e partive politike, e 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Lexoni Kushtetutën, lexoni ligjet sesi mund të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese dhe pastaj për të kaluar në Komisionin e Venecias dhe si mund të vihet në lëvizje ky Komision. Pra janë gjëra shumë të qarta, mjafton ti studioni dhe ti interpretoni mirë".

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›