Deklarata e presidentit rus para takimit me Donald Trump! Putin: Amerikanët po bëjnë përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund luftës

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një takim me anëtarë të udhëheqjes së lartë të Rusisë, si dhe përfaqësues të qeverisë dhe administratës presidenciale, si pjesë e përgatitjeve për takimin e ardhshëm me një delegacion amerikan në Alask2 më 15 gusht, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Në fjalimin e tij, Putin pranoi se qeveria amerikane po bën përpjekje mjaft aktive dhe të sinqerta për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.