E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata emocionuese e Abidal

Eric Abidal është përshëndetur me skuadrën e Barcelonës në një konferencë që ngjalli emocione, lot e fjalë të mira. Mbrojtësi francez e ka konfirmuar largimin nga Barcelona duke thënë se dëshira e tij ishte për të qëndruar ende në këtë skuadër.

"Në vitet e fundit unë kisha dy objektiva kryesore. Unë doja që të mbijetoj për ti parë vajzat e mija duke u rritur pranë gruas time dhe që të vazhdoja të jem lojtar i Barcelonës. Unë tani jam një futbollist përsëri, por e kam respektuar vendimin e skuadrës që unë të largohem. Unë kurrë në jetë nuk mund të harroj atë se çfarë ka bërë skuadra për mua. Unë nuk mund ti harroj tifozët e kësaj skuadre për mbështetjen e dhënë. Unë jam një njeri shumë i lumtur që këto vite kam qenë lojtar i skuadrës më të mirë në botë" deklaroj Abidal.

Në anën tjetër presidenti Sandro Rosell ka thënë fjalë të mira për mbrojtësin në largim."Ai i ka fituar zemrat tona për shumë vite. Abidal na ka dhënë të gjithëve mësim të përjetshëm se si duhet të luftosh me të gjitha për të arritur diçka. Abidal nuk do të jetë më lojtar i yni, por ai i ka gjithmonë dyert e hapura për çfardo pozicioni tjetër në skuadër. Kur Abidal të dal në pension, ai do të bëhet drejtor i shkollave të Barcelonës në mbarë botën. Kjo nuk është një lamtumirë, ne do të shihemi më vonë. Dyert e klubit janë të hapura për ju, Eric" deklaroj Rosell.

Andoni Zubizarreta ka thënë se ndihet i emocionuar që Abidal nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës por tha se atë nuk do ta harrojnë kurrë.

"Me Abidal ne qeshnim, bërtisnim, vuanim, gëzoheshim, lëndoheshim. Unë kurrë nuk e harroj momentin kur e pashë atë në sallën e operacionit, dhe pas disa muajsh e pashë atë në fushën e futbolli. Jeta është më e rëndësishme se fubolli" deklaroj Zubizarreta./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›