E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata shokuese e Fredi Bejlerit, kandidati i Himarës: Shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi (Video)

Deklarata shokuese e Fredi Bejlerit, kandidati i Himarës: Shqiptarët

Një deklaratë shokuese është bërë ndaj shqiptarëve nga kandidati i Bashkisë Himarë nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Bejleri.

Teksa ka folur për një televizion grek, Bejleri ka deklaruar se një pjesë e shqiptarëve janë të ardhur në këto troje nga rajoni Alba i Kaukazit.

Deklarata e pasaktë historikisht, pasi është provuar nga historianët më seriozë të botës se shqiptarët nuk kanë lidhje me “Albanian” një rajon në Kaukaz, përdoret edhe sot e kësaj dite gjerësisht nga albanofobët.

“Ka dhe shqiptarë që me shumë gjasa kanë zbritur nga mali Alba i Kaukazit”, dëgjohet të thotë ai për një televizion grek.

Kujtojmë se Bejleri, i cili është me origjinë nga Progonati i Tepelenës, por deklarohet si minoritar grek, është proceduar nga prokuroria në Gjirokastër si një prej anëtarëve terroristë të grupit MAVI, që në 1994-ën hyri në territorin shqiptar duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë në pikën kufitare të Peshkëpisë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›