Deklarata tronditëse e një prej viktimave të Epstein: Ka video të Bill Clinton dhe Princit Andrew duke kryer marrëdhënie me të mitura

Pretendimi se Jeffrey Epstein kishte incizuar Princin Andrew, Bill Clinton dhe Sir Richard Branson duke kryer marrëdhënie me një nga viktimat e pedofilit amerikan është i vërtetë, këmbënguli sot Sarah Ransom, e cila ka bërë denoncimin përkatës.
Ankesa përfshihet në grupin e katërt të dokumenteve të gjykatës amerikane në çështjen Epstein të publikuar dje.
Ransom, një nga viktimat e Epstein, pretendoi në vitin 2016 se agjenti amerikan i bursës i kishte mbajtur këto video të tre burrave që kryenin marrëdhënie seksuale me një “miken” e saj dhe se ajo arriti t’i siguronte më vonë.
Ransom, tani 40 vjeç, hoqi dorë nga ankesa disa vite më vonë, tha të hënën një zëdhënës i Richard Branson.
Por duke folur në emisionin e njohur të ITV-së Good Morning Britain të martën në mëngjes, Ransom tha se e tërhoqi ankesën për shkak të kërcënimeve që mori kundër saj dhe familjes së saj nga bashkëpunëtorja e Epstein, promotorja e dënuar Gillian Maxwell dhe të tjerë.
Ajo tha gjithashtu se nuk ishte sekret se gjithçka ishte duke u filmuar dhe se kishte video të vizitave të miqve të Epstein në ishullin e tij privat në Ishujt e Virgjër të SHBA.
“Janë video që ekzistojnë. Njerëzit që e dinë se ekzistojnë, jam e sigurt se kanë shumë frikë të dalin publikisht. Disa viktima kanë dalë dhe kanë konfirmuar atë që kam thënë. Kam parë edhe video incizime në zyrën e tij”, shtoi Ransom.
Ajo siguroi gjithashtu se është e gatshme të dëshmojë në gjykatë se e ka parë materialin e pretenduar video.
Ransom pohoi gjithashtu se Epstein kishte instaluar kamera vëzhgimi të teknologjisë së lartë në rezidencat e tij të ndryshme luksoze, duke përfshirë rezidencën e tij në Nju Jork. /vizionplus.tv