E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarimi i pasurive i lidereve te botes

Deklarimi i pasurive i të fuqishmëve të botës kanë rezervuar surpriza. Ky ëshët rasti i familjes Obama e cila që nga koha që jeton në Shtëpinë e Bardhë është varfëruar, dhe ai i presidentit rus Vladimir Putin, të ardhurat e të cilit janë më të ulëta se të zëdhënësit të tij. Për vitin 2012 lideri amerikan ka deklaruar 608.611 dollarë, ndërsa paga e presidentin amerikan është rreth 300 mijë euro. Obama deklaron se ka paguar rreth 113 mijë dollarë taksa shtetërore. Administrta amerikane gjithashtu ka bërë të ditur se nga të ardhurat e Obamës rreth 150 mijë dollarë kanë shkuar për bamirësi në 33 organizata të ndryshme.
Ndërsa shumë më pak të ardhura ka deklaruar presidenti rus Putin, rreth 140 mijë euro. Deklaratat e kreut të shtetit rus janë publikuar në një uebsajt të Kremlinit. Pro ajo që surprizon më shumë është se presidenti Putin është më i varfër se zëdhënësi i tij Dimitri Peskov, i cili me bashkëshorten kanë deklaruar të ardhura deri në 270 mijë euro. Edhe kryeministri Dimitri Medvedev është më se modest me fitimet e tij duke deklaruar të ardhura vetëm 140 mijë euro për vitin 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›