E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet, Withers kritikon mazhorancën

Ambasadori amerikan John Withers, në një intervistë të gjatë dhënë gazetës “Panorama”, kritikoi sërish qëndrimin e PD në lidhje me rrëzimin e kandidaturave për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Zoti Withers përgënjeshtroi kryeministrin Berisha, duke u shprehur se procesi i përzgjedhjes nuk i përngjan aspak sistemit amerikan.

“Ndërkohë që vota kundër tyre është bërë mbi bazën e ligjit të lustracionit, që është një ligj i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese”, është shprehur Withers.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›